Mexhiti: Qëndrimet e mia për Grubin dhe Osmanin nuk kanë ndryshuar, debatin do ta vazhdon në parti

    Mbështetja e anëtarëve të tjerë që ndajnë mendimin tim me mua po rritet, kështu shprehet deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili dje ishte njëri nga dy deputetët e shumicës parlamentare që nuk votuan për qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, njofton Fokus, përcjell Nistori.

    “Unë i kam shprehur publikisht vërejtjet dhe qëndrimet e mia për vendimet aktuale të kaudrit dhe ato nuk kanë ndryshuar. Ne do të vazhdojmë ta udhëheqim debatin në organet e reja partiake dhe aty kemi konsensus për t’i paraqitur të gjitha argumentet”, tha Mexhiti, ish-kryetar i komunës së Çairit dhe kryetar aktual i degës së BDI-së në Çair.

    Ndryshe, Nistori, dje bëri të ditur se Mexhiti nuk do të votojë për qeverinë për shkak të mospajtimeve me disa vendime kuadrovike, përkatësisht zgjedhjen e anëtarëve të partisë Artan Grubi dhe Bujar Osmani për ministra të sistemit politik dhe të punëve të jashtme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lirman optimiste: Është e rëndësishme që çështjet bilaterale ndërmjet Sofjes dhe Shkupit të zgjidhen në mënyrë bilaterale

    Lajmi i rradhës

    NËSE PLANIFIKONI TË UDHËTONI – Bullgaria do të jetë plotësisht e mbyllur për qytetarët e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë