Lirohet çmimi i dizelit, shtrenjtohet çmimi i benzinës

    Komisioni Rregullator për Energjetikët (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja gjegjësisht rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 % në raport me vendimin e datës 25.10.2021.
    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,242 denarë/kg dhe tani do të jetë 42,135 den/kg.

    Nga data 2.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
    EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
    EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
    EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 42,135 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    A iu duhet dëshmia e vaksinës atyre që udhëtojnë drejt Europës këtë fundvit?

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që nuk duhen konsumuar nëse vuani nga veshkat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë