Ushqimet që nuk duhen konsumuar nëse vuani nga veshkat

    Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.

    Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.

    Sëmundjet e veshkave mund të shkaktohen nga alkoli i tepërt, viruset e Hepatitit, infeksionet e të tjerë.

    Roli i ushqyerjes tek sëmundjet e veshkave

    Në varësi të llojit dhe progresit të sëmundjeve të veshkave, mjekët rekomandojnë regjime të caktuara dhe të përzgjedhura ushqimore.

    Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.

    Veshkat e dëmtuara kanë probleme në filtrimin e mbetjeve dhe proteinave.

    Ushqimet që duhen shmangur nëse vuani nga veshkat

    Pijet e gazuara me ngjyrues dhe aditivë

    Këto pije përmbajnë kalori, sheqerna dhe shumë fosfor.

    Në 200 ml pije të gazuar me ngjyrë të errët gjendet nga 50 deri në 100 mg fosfor.

    Ushqimet e konservuara

    Ushqimet e konservuara përmbajnë shumë kripë.

    Në varësi të produktit, ato e rrisin sasinë e sodiumit në organizëm nga 33 deri në 80 përqind.

    Gjalpi i tepërt

    Produktet e bulmetit specifikisht gjalpi përmban shumë fosfor, kalium dhe proteinë.

    Konsumi i tij duhet të jetë i kufizuar.

    Në rastin e sëmundjeve të veshkave, gjalpi në sasi të tepruara duhet të shmanget.

    Sallamrat

    Mishrat e përpunuar siç janë sallamet dhe salçicet përmbajnë shumë kripë dhe proteina.

    AgroWeb.org ju këshillon që konsumi i tyre të jetë i kufizuar.

    Biskotat dhe Patatinat

    Këto produkte përmbajnë shumë kripë, por edhe kalium.

    Ngrënia në sasi të mëdha e tyre shkakton vështirësi për veshkat.

    Lajmi Paraprak

    Lirohet çmimi i dizelit, shtrenjtohet çmimi i benzinës

    Lajmi i rradhës

    Tottenham shkarkon trajnerin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë