Lista e zezë e ShBA-ve përplas LSDM-në dhe VMRO-në, ASh mirëpret vendimin

    Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov do të kenë të drejtë në një Gjykatë Federale në SHBA të ankimojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit për vendosjen e tyre në listën e zezë.

    Vendosja e tyre në listën e zezë vjen si pasojë e dyshimeve të bazuara që kanë autoritetet amerikane për përfshirjen e tyre në afera korruptive, keqpërdorim i pushtetit dhe ndikimit të tyre dhe ndërhyrje në proceset zgjedhore.

    “Ka informacione të besueshme se Gruevski ka abuzuar me pushtetin e tij për të kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, përvetësuar fonde publike dhe ndërhyrje në proceset zgjedhore për përfitime politike për veten dhe partinë e tij. Mijalkov ishte i përfshirë në praktika korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit për përfitime personale”, tha Vendimi i DATH-it.

    Në listën e zezë janë vendosur edhe anëtarë e ngushtë të familjes Mijallkov dhe Gruevski. Pasojat nga ky vendim janë ngrirja e të gjitha transaksioneve në SHBA, konfiskimi i kompanive dhe pronave përfshi edhe interesat pronësore.

    Lisat e zezë Amerikane përplasi partitë politike në vend. LSDM-ja akuzoi kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se po e mbron mentorin e tij në heshtje duke u bërë i njëjtë me të.

    Nga VMRO-DPMNE-ja i kujtuan Socialdemokratëve koalicionin me Menduh Thaçin dhe Lube Boshkovskin të cilët gjithashtu ishin pjesë e listave të zeza amerikane. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se vendimi i SHBA-ve për t’i futur në listën e zezë Gruevsin dhe Mijallkovin është vendim i cili duhet përshëndetur.

    “Lufta ndaj korrupsioni dhe figurave politike të cilat shfrytëzojnë situatën në Ballkanin Perëndimorë për nevoja personale dhe pasurim individual, natyrisht që duhet të jetë e pa kompromis”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

    Pas publikimit të vendimit reaguan dy protagonistët, Gruevski dhe Mijallkov.

    Ky i fundit e quajti vendim të padrejtë dhe të bazuar në dezinformata, ndërsa Gruevski i quajti të pavërteta dyshimet mbi arsyet për të cilat ai është vendosur në këtë listë duke deklaruar se në SHBA nuk posedon aspak pasuri e cila i rrezikohet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dita e dytë e grevës, presione në disa çerdhe

    Lajmi i rradhës

    ASh-ja cilëson si urgjente zbatimin e një vetingu në gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë