”LLASKARCA” / Kërkohen dënime maksimale për gjashtë të akuzuarit e “Durmo Tours”, pronari akuzon vozitësin

    Prokuroria dhe familjarët e viktimave kërkojnë dënime maksimale për 6 të akuzuarit e “Durmo Turs” për tragjedinë në Llaskarcë. Prokurori Darko Jakimovski përveç dënimit, kërkoi edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për personat e akuzuar.

    “Të gjitha dëshmitë dhe rrethanat i keni të njohura, ky rast tregon se deri ku mund të shkojnë pasojat, nëse të paktën njëra hallkë e sistemit të sigurisë në trafik nuk funksionon. Nuk ekziston sistem që në rrethana të tilla do të sanksionojë pjesërisht dhe në mënyrë selektive. Nuk kam asnjë dilemë se mbi baza të forcës së dëshmive që janë thënë gjatë debatit, të gjithë të akuzuarit duhet të bartin përgjegjësi”, deklaroi Darko Jakimovski, Prokuror.

    Në fjalët e tyre përfundimtare avokatët e të akuzuarve hodhën fajin dhe përgjegjësinë ndaj njëri tjetrit. Avokatët e punonjësve të kompanisë, por edhe i akuzuari i parë Durmish Beluli fajësuan vozitësin për të cilin thonë se nuk ka qenë i vëmendshëm derisa drejtonte automjetin.

    “Edhe në fillim edhe sot do ta shfrytëzoj rastin si thirrje të fundit dhe apel, sepse është i akuzuari i gjashtë, kështuqë le të dalë dhe le ta thotë të vërtetën. Nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të vërtetën. Zgjohu Manu, se si duket ende po flen, ti je i vetmi pjesmarrës në aksidentin e trafikut, ti e ke drejtuar autobusin, asnjëri prej nesh, duam ta dijmë a ishte aksident i qëllimshëm apo i paqëllimshëm. Vetëm ti mund të na e thuash sepse vetëm ti e din, nuk është korrekte të mbrohesh me heshtje”, u shpreh Durmish Beluli, i akuzuar.

    Avokati i shoferit, në seancat paraprake ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të automjetit. Seanca për fjalët përfundimtare do të vazhdojë më 21 dhjetor, ku rradhën e ka përsëri pala mbrojtëse. Kujtojmë se më 13 shkurt të vitit 2019, në afërsi të fshatit Llaskarcë, autobusi i “Durmo Tursit” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar, doli nga autostrada dhe si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik akuzohen 6 persona, pronari i Durmo Tursit, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski. Tre të akuzuarit e tjerë janë punonjës te stacionit të kontrollit teknik, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN me formimin e Trupit koordinativ, synon mposhtjen e BDI-së dhe ndryshimin te shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Akuza ndërmjet pushtetit dhe opozitës për dështimin e samitit të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë