Lloga dhe VLEN përplasen për vulat e ASh-së për të bërë listën e deputetëve

    Koalicioni VLEN kërkon nga Ziadin Sela dhe Krenar Lloga që deri të shtunën të vendosin nëse do të marrin vulat për të bërë listën e deputetëve.

    “Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASh-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, thonë nga VLEN.

    Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë Krenar Lloga i cili tha se koalicioni “LEN” ultimatume mund të përdorë vetëm me VMRO-DPMNE-në.

    “Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prej Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione.

    Vulat e ASh-s nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me VMRO-DPMNE-në, jo me Aleancën për Shqiptarët”, thuhet në reagim.

    Lajmi Paraprak

    A mund të konsiderohet zëri, pjesë e kapitalit njerëzor?

    Lajmi i rradhës

    Kosova, nevojë për një histori të luftës dhe jo vetëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë