Lloga: Gjykata Kushtetuese të veprojë sa më shpejt në lidhje me librin e amzës

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendim përfundimtar në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për mbajtjen e librave amzë dhe për të cilën Gjykata ka dhënë më parë masë të përkohshme.

    “Si Ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për mbajtjen e regjistrave dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese në seancë mbajtur më 07.05.2023, ka miratuar masën e përkohshme, gjegjësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për atë rast”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministrit Lloga.

    Ai kërkon që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë vendim meritor, pra vendim sipas qëndrimit të marrë tashmë nga viti 2004.

    “Kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që për çështjen konkrete të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë një vendim meritor, pra një vendim në përputhje me qëndrimin e marrë tashmë nga viti 2004, ku për të njëjtën çështje Gjykata Kushtetuese vendosi në vendimi i atëhershëm se “Afati i përcaktuar me Kushtetutë për botimin nuk mund të pranohej se është një normë kushtetuese me qëllim kufizues në lidhje me zbatimin e rregulloreve që u publikuan duke zgjatur afatin dhe hynë në rendin juridik, sepse kjo normë është pjesë e tërësisë së normave kushtetuese për garancitë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilave dhe në këtë rast, në mënyrë të pamohueshme u sigurohet dhe përmbushet e drejta e garantuar e botimit, për hir të njohjes me ligjet dhe rregulloret e tjera në rendin juridik”, thekson ministri.

    Sipas Llogës, i cili pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në kohën më të shkurtër të mundshme në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, jurisprudenca e ndryshme e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtat çështje çon në rrezikimin e sigurisë juridike dhe shtetit të së drejtës si një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e shkollave të mesme në RMV ankohen për mungesë të teksteve mësimore

    Lajmi i rradhës

    Si të largoni krejt lehtë njollat nga rrobat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë