Lloga: Këtë verë do të kemi ndryshime kushtetuese

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka informacione se në VMRO-DPMNE janë duke u diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

    Lloga për “Sitel” tha se deri në fund të dhjetë ditëve të ardhshme ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në Kuvend dhe do të votohen.

    “Besoj thellë se këtë verë do të kemi ndryshime kushtetuese. Propozimi nga ana jonë ka më shumë se dy-tre javë në procedurë qeveritare.

    Kryeministri së bashku me Mickoskin u ulën dhe deri diku kishin një marrëveshje për mbështetje, por u arrit me kohë që ndryshimet kushtetuese të shkojnë në Kuvend. Kanë mbetur edhe pak ditë.

    Besoj se deri në fund të këtyre dhjetë ditëve do të përpunohen dhe do të dorëzohen në Kuvend.

    Procesi nuk është i thjeshtë, kërkon një konsensus të gjerë dhe dy të tretat në Kuvend, që besoj se do të sigurohen.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, vera sjell telashet për të sëmurët kronikë

    Lajmi i rradhës

    Si të kujdeseni për mjaltin gjatë ditëve të nxehta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë