Lloga kundër Taravarit: ASh e vetme në zgjedhje

    Krenar Lloga, ka bërë një postim në Facebook, duke komunikuar qartë se Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të shkojë vetëm në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

    “Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar unanimisht për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare 2024!”, shkruan Lloga në postimin e tij në Facebook.

    Në anën tjetër, ndryshe mendon Arben Taravari, kryetari i ASh-së, duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet. Taravari ka theksuar nevojën për një ndryshim të madh politik, duke larguar korrupsionin si pengesë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari kërkon nga ASh të shkojë zgjedhje me opozitën shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Sela – Taravarit: E keni shkelur statutin e partisë, ju nuk jeni vendimmarrës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë