Sela – Taravarit: E keni shkelur statutin e partisë, ju nuk jeni vendimmarrës!

    Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Qendror të ASh-së, Ziadin Sela për Nistorin:

    Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset.

    Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i Partisë.

    Tendencat e kontrabandimit të partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “Facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaruar qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët.

    Lajmi Paraprak

    Lloga kundër Taravarit: ASh e vetme në zgjedhje

    Lajmi i rradhës

    Shkolla në Vërzhallë pa ujë, dysheme me dërrasa dhe mure të plasaritura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë