Lloga – VMRO-DPMNE: Ligji për amnisti nuk do të propozohet me flamur europian

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se janë të pabazuara pretendimet e kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski se Ligji për amnisti do të propozohet në procedurë të shkurtuar me flamur europian, përcjell Nistori.

    “Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, që në ditën e parë, por edhe në brifingun e mbajtur për mediat javën e kaluar, u shpreh qartë se ky ligj nuk do të propozohet me flamurin europian dhe se ai personalisht është kundër mundësisë së keqpërdorimit me flamurin europian për propozimin e ligjeve. VMRO DPMNE nuk duhet të mbajë qëndrim bosh, kur janë informuar që nga dita e parë për të gjitha detajet. Ligji për amnisti është i njëjtë me atë të vitit 2018, me të njëjtat bepra penale për të cilat nuk parashikohet amnisti. Ai ligj është nënshkruar dhe mbështetur nga VMRO DPMNE. Sado që VMRO DPMNE të dojë të amnistojë ish të zgjedhurit dhe të emëruarit e saj, një ligj të tillë nuk do të ketë”, shkruan Lloga në Facebook.

    Sa i përket njoftimeve për largim nga Kuvendi dhe lënie të mandateve nga ana e deputetëve e VMRO DPMNE-së, Lloga e vlerëson si lajm të mirëseardhur për qytetarët e vendit. Mungesa e qëndrimit për çështje të rëndësishme dhe politikat e bllokadës, sipas Llogës shprehen më mirë me daljen nga Kuvendi dhe ky është një gjest i mirëpritur nga ana e ASh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Jusuf Abduli, kryetar i ri i degës së Alternativës në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë