Jusuf Abduli, kryetar i ri i degës së Alternativës në Tetovë

    Sonte, një atmosferë impozante, në Tetovë u rikonstituua dega e Alternativës në Tetovë. Pas largimit të kryetarit të degës, u shfaq nevoja për riorganizimi e degës së Alternativës në Tetovë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Kështu, pas një procesi për rikonstituuimin e nëndegëve, sonte është mbajtur edhe mbledhja konstituive e Kuvendit të Degës së Alternativës – Tetovë, me ç’rast, pas verifikimit të mandatit të kuvendarëve, me shumicë votash (nga 47 kuvendarë), për kryetar të degës së Alternativës në Tetovës është zgjedhur Jusuf Abduli – magjistër i edukatës fizike dhe sportit, përcjell Nistori.

    Ky kuvendi zhvilloi punimet në praninë e drejtuesve më të lartë të Alternativës, si dhe mysafirëve ta pranishëm. Me këtë rast, pasi u zgjodh në detyrën e kryetarit të degës, Jusuf Abduli, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë.

    “Unë e pranova këtë detyrë sonte, por kjo më shumë se detyrë dhe përgjegjësi, për mua është besim. Ju sonte nuk më keni ngarkuar vetëm me detyrat formale e joformale të kryetarit të degës së Alternativës në Tetovë, por më shumë keni ngarkuar me besimin që keni shfaqur tek unë. Prandaj, unë jam pafundësisht mirënjohës dhe falënderues, sepse t’i besosh dhe të mos i besosh dikujt sot, kjo përbën dallim shumë të madh.”, tha ai.

    Po kësaj, ai bëri thirrje edhe për unitet e bashkim.

    “Me këtë rast dua t’i ftoj edhe të gjithë ata kuvendarë e aktivistë të tjerë që për një arsye ose për një tjetër për një çast kanë pasur hamendje kah t’ia mbajnë, se ata të gjithë janë të mirëseardhur që ta vazhdojmë punën bashkë.”.

    Pas përfundimit të pjesës formale, kuvendi e përshëndetën edhe disa nga eksponentët e lartë të partisë. Fillimisht foli këshilltari i Alternativës në Komunën e Tetovës, Faton Selami, i cili tha se si këshilltari i vetëm i Alternativës në Tetovë, unë dua t’ju them se, po ashtu duke i respektuar vendimet e organeve qendrore të partisë, unë jam bërë bashkë me shumicën e Këshillit Komunal të Tetovës, duke e përkthyer këtë në favore për qytetarët e Tetovës dhe për Alternativën në Tetovë. Rezultatet e këtij vendimi të drejtë tashmë janë evidente dhe ato do të vijnë gjithnjë e më shumë në shprehje në kohën që vijon. Sidoqoftë, ky është një sihariq dhe ogur i mirë se ne jemi në rrugë të mbarë.”

    Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve pati edhe nënkryetari i Alternativës – përgjegjës për zonën e gjashtë, Amir Elezi, i cili pasi ia uroi zgjedhjen kryetarit të degës së Tetovës, shtoi:

    “Ju sonte edhe njëherë e dëshmuat vendosmërinë tuaj për ta mbështetur këtë opsion politik, andaj unë ju ftoj të bashkohemi e të jemi tok, sepse para nesh në horizont është ndryshimi i shumëpritur te shqiptarët”.

    Si përgjegjës për riorganizimin e degës së Tetovës, Kuvendit të Degës dhe mysafirëve iu drejtua edhe sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili theksoi: “Sa herë shihni se ka probleme në parti, nuk janë me rëndësi personazhet, por autori. Ndërkaq, autori është ai që e përçau opozitën shqiptare më 2016 dhe më 2020 dhe që më 2024 do të shkojë vetë në opozitë, pra pronari faktik i qendrës tregtare Soravia dhe babai i biznesit të kazinove në Maqedoninë e Veriut. Prandaj unë nuk e fajësoj askënd në veçanti dhe me emër të përveçëm derisa e di se kush është porositësi i përçarjeve të shqiptarëve. Sidoqoftë, koha e përçarjeve tashmë e kaluar, ndërsa e ardhmja sjell unitetin dhe një fitore të re me shumë mundësi të reja”.

    Në fund fjalë rasti pati edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili pasi e përgëzoi kryetarin e ri të degës, theksoi: “AlternAtivA është parti e idesë, ndërsa ideja është mbi emrat tanë të përveçëm.

    Prandaj AlternAtivA nuk është parti as vetëm e imja, as e Jusuf Abdulit, por është e të gjithë shqiptarëve, sepse ne jemi përfaqësimi më autentik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

    Lajmi Paraprak

    Lloga – VMRO-DPMNE: Ligji për amnisti nuk do të propozohet me flamur europian

    Lajmi i rradhës

    Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASh – Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë