Lloga: Mexhitit tash i kujtohet të shqetësohet për të kaluarën e tij!

    Krenar Lloga nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka folur në ClickPlus në TV21 për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Duke folur për kritikat e tij, Lloga ka zgjedhur të komentojë të kaluarën politike të Mexhitit, përcjell Nistori.

    “Izet Mexhitit tash i kujtohet të shqetësohet për të kaluarën e tij në BDI”, tha Lloga mes tjerash.

    Lloga për Ligjin për amnisti: Pati vrer te maqedonasit se do të amnistohen shumë shqiptarë

    Lloga tregoi një nga arsyet, që sipas tij, i detyruan deputetë maqedonasë që të votojnë “kundër” Ligjit për amnisti.

    Edhe pse refuzoi të japë në vlerësim se pse deputetët e LSDM-së nuk e mbështetën Ligjin, Lloga më vonë tregoi se nga komentet në rrjetet sociale, një nga arsyet mund të ketë qenë “vreri i madh te maqedonasit”.

    “Uroj që ta thirrni kryeministrin dhe ta pyesni, sepse ajo çfarë ndodhi është shumë e dhimbshme për familjarët e të burgosurve”, tha fillimisht Lloga.

    “Ka pasur një vrer nga maqedonasit se do të amnistohen shumë shqiptarë dhe politikanët maqedonas nuk duhet ta votojnë”, tha më tej Lloga.

    Krenar Lloga flet për Agim Islamin

    Ministri ka folur për të dënuarin në rastin gjyqësor, “Alfa”, Agim Islamin. Ai tha se po bën çmos “që ai dhe të burgosurit të tjerë të pafajshëm, të dalin nga burgu”.

    Ndërkohë që ka folur edhe për seancën gjyqësore për rikualifikimin e këtij rasti. Sipas tij, kjo do të paraqesë një mundësi që gjatë seancave të radhës të shpaloset edhe ekspertiza e bërë jashtë vendit.

    Lloga: ASh-ja përgatitet të shkojë vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

    Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pozicionimin e ASh-së në këto zgjedhje, ai tha se Aleanca për Shqiptarët po përgatitet të shkojë e vetme, pa koalicionuar me asnjë parti tjetër në vend.

    “Aleanca përgatitet për të shkuar vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një vendim i Kryesisë Qendrore të ASh-së. Por, organi më i lartë i partisë është Kuvendi Qendror dhe në momentin kur do të kemi zgjedhje para vetes atëherë do të kemi edhe vendimin konform, disponimin dhe qëndrimin e votuesit të Alenacës.”- tha Lloga.

    Vetëm një i çmendur do të tentonte të bënte Qeveri pa shqiptarët

    “Në teori po. Në praktikë, vetëm një i çmendur do të kishte tentuar të bënte Qeverinë pa shqiptarët, sepse në atë sekondë do të legjitimonte kauzën tjetër”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia e “allëshvereshëve”!

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria do të presë emigrantë, Italia do të financojë strehimin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë