Lloga: në terr e shkatërrojmë drejtësinë, në dritë mbajmë leksione për drejtësi

    E vetmja që iu “gëzua” raportit të BE-së, duket të jetë ish-ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Jo se raporti është me plot vërejtje e kritika, por sepse në kohën kur ajo ka qenë ministre, vlerësimet për në gjyqësor kanë me “progres të mirë”. Si për ta treguar këtë më qartë, Deskoska në Facebook vlerësimet e ndryshme ndër vite.

    “Unë sinqerisht uroj që çdo raport i mëpasshëm të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, ose të paktën të tregojë se ka një përparim, që të mos ketë ngecje në reforma, se ne po ecim përpara. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh në gjyqësor. Nëse krahasojmë raportet nga viti 2019 e deri më sot, mund të lexojmë vlerësimet e mëposhtme për reformat në drejtësi:

    2019 – progres i mirë
    2020 – progres i mirë
    2021 – disa përparime
    2022 – disa përparime
    2023 – nuk ka përparim”

    Ish-ministrja Deskoska në shkrimin e saj thotë po ashtu se raporti i KE-së duhet ta aktivizojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor.  Fton politikëbërësit aktualë që të lënë mënjanë kotësinë, sepse sipas saj, në këtë fushë “beteja për pikët e vogla politike” e mbledhur përmes përleshjeve dhe mashtrimeve publike mund të jetë fatale.

    Ndaj gjithë këtij shkrimi të Deskosës, reagoi ministri aktual i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili akuzoi se:

    “Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për drejtësinë. O TEMPORA; O MORES!”

    Shprehja latine “O tempora, o mores!”, është përdorur nga Cicero në fjalimin e tij kundër Katilinës, ndërsa në kohën moderne përdoret si thirrje dëshpërimi ndaj normave mbizotëruese shoqërore ose politike. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Geer në konferencë me Mariçiqin: keni rritje të korrupsionit dhe mosbesim në gjyqësi

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV shqyrton ndarjen e rrugëve me ndërtuesit kinezë të autostradës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë