Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit, i cili mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Balikesir të Turqisë, përcjell Nistori.

    “Pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

    Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të shkurtër, pas çka Ljupço Palevski do të sillet para organeve të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Palevski me dekada ka ndjellë urrejtje, sistemi nuk ka reaguar

    Lajmi i rradhës

    QBN: ryshfeti lulëzon në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë