Pendarovski: Palevski me dekada ka ndjellë urrejtje, sistemi nuk ka reaguar

    Presidenti Stevo Pendarovski thekson se Lupço Palevski, i dyshuari i parë në rastin e grabitjes dhe vrasjes së Vanjës 14 vjeçe dhe Panços 74 vjeç, ka ndjellë me dekada urrejtje edhe përmes partisë së tij politike, ndërsa sistemi nuk ka reaguar për ta sanksionuar.

    Pendarovski shpreh shqetësimin që edhe parti të tjera politike, figura publike dhe individë me ndikim në rrjetet sociale janë përpjekur që kësaj vrasje makabre t’i japin ngjyrime ndër-etnike.

    Presidenti kërkoi nga organet e rendit dhe hetuesisë që të ndiqen penalisht të gjithë ata që publikuan lajme të rreme, ngaqë në këtë periudhë parazgjedhore mund të mos jetë rasti i fundit për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

    “I akuzuari i parë ka qenë i njohur me retorikë të tillë për gjuhë të urrejtjes për dekada me radhë dhe askush nuk i ka bërë asgjë. Në kuptimin e procedurave të sanksionohet. Edhe ai ishte në politikë, nga partia e tij gjitha deklarimet ishin vetëm urrejtje kundër disa bashkësive etnike të caktuara që jetojnë në Maqedoni. Nuk më habit fakti se nga ajo retorikë e udhëhequr nga keqbërësi, tani amplifikohen të tjerë në strukturën e ngjashme si politikanë dhe figura publike në rrjetet sociale, të cilët vetëm e vazhdojnë atë që ai e bënte me vite dhe sistemi nuk ka reaguar fare, për fat të keq”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Arratisja e Palevskit, nga Serbia përmes Bullgarisë në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë