Lloga: Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet

    Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet.

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka publikuar në Facebook fotografi nga burgjet e vendit, ku shihen qartë kushtet e rënda dhe skandaloze në të cilët qëndrojnë të burgosurit në burgjet e vendit tonë, përcjell Nistori.

    Lloga nëpërmjet këtij postimi ka bërë thirrje për sjelljen urgjente të Propozim ligjit për amnisti.

    “Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet”, shkruan Lloga në fejsbuk.

    Ndërkohë, Propozim ligji për amnisti ende nuk ka hyrë në procedurë parlamentare. Ky Propozim ligj parasheh uljen për 30% të dënimit me burg për një sërë veprash penale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prindërit kërkojnë paralele shqip në Idrizovë

    Lajmi i rradhës

    Këshilltari Faton Selami i Alternativës i bashkohet shumicës së këshilltarëve në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë