Këshilltari Faton Selami i Alternativës i bashkohet shumicës së këshilltarëve në Tetovë

    Pas formalizimit të bashkëpunimit në nivel qendror ndërmjet Alternativës dhe Lëvizjes Besa, sot është rënë dakord që ky koalicion të shtrihet edhe në nivel lokal.

    Në këtë mënyrë, këshilltari komunal nga radhët e Alternativës në Tetovë, Faton Selami, është bashkuar me këshilltarët e shumicës, për të funksionuar kështu në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tetovës.

    Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi, këshilltari komunal i Alternativës, Faton Selami, sekretari i Degës së Alternativës në Tetovë, Jusuf Abduli, ndërsa këtë bashkëpunimin – në emër të nivelit qendror të partive përkatëse – e kanë përligjur edhe sekretarët e përgjithshëm të dy partive, Abdush Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi, si edhe sekretarët organizativë Bashkim Murtezi dhe Adnan Azizi.

    Lajmi Paraprak

    Lloga: Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet

    Lajmi i rradhës

    Bechtel&Enka do ta përfundojë më parë pjesën e saj apo autostrada Kërçovë – Ohër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë