LSDM dhe BDI, drejt një koalicioni të mundshëm?

    Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasosovski, është ende duke u diskutuar dhe po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI, përcjell Nistori.

    “Kjo është periudha në të cilën bëhen të gjitha ato analiza dhe me siguri do të merret një vendim. Për mua është shumë e rëndësishme që të kemi një ofertë vërtet të mirë për qytetarët në atë pjesë, e cila do të ofrojë siguri, prosperitet dhe që do të ofrojë realizimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare, tha Spasovski në emisionin “Trilling” në TV24.

    Spasovski më herët tha se në politikë në përgjithësi të gjitha vendimet duhet të sillen sipas analizave të bëra, të cilat sërish duhet të sjellin rezultate zgjedhore si fitore. Për momentin, sipas tij punohet në një analizë në parti dhe këtu duhet të merren vendime se si do të dukeshin koalicionet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkarkimi i katër kryetarëve në veri, cilat janë procedurat që i paraprijnë zgjedhjeve?

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Talat Xhaferi nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë