LSDM është e gatshme të bashkëpunojë me cilën do parti politike në zgjedhjet e ardhshme lokale, sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash.
Koalicioni i 15 partive të LSDM-së do të marrë pjesë bashkë në zgjedhje ndërsa gradualisht LSDM do t’i fillojë negociatat edhe me partitë politike shqiptare. Siç njoftoi kreu i social demokratëve, Venko Filipçe, javën që vjen pritet të publikohen emrat e dhjetëra kandidatëve për kryetarë komunash.
“Si do të zhvillohen gjërat brenda koalicionit do të shohim, kjo është çështje e tyre mirëpo unë jam i gatshëm të bisedoj, absolutisht me cilëndo parti politike. Ne jemi të gatshëm çfarë do që të ndodhë në periudhën e ardhshme. Varësisht nëse do të ketë vetëm zgjedhje lokale, nëse do të ketë bashkë me ato lokale edhe të parakohshme parlamentare, LSDM është e gatshme për çfarëdo lloj zgjedhjesh në periudhën që vijon”, deklaroi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.