LSDM-ja nuk do ta votojë ligjin për amnisti?

    Përmbajtja e propozim-Ligjit për amnisti ka shkaktuar krisje brenda partnerëve të koalicionit në Qeveri. Derisa ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga thotë se drafti nuk është i përkryer dhe mund të ndërhyhet në Kuvend, kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet më konkretisht: nëse me ligj parashikohet amnisti për disa të dënuar në rastin “Monstra”, LSDM-ja do të ndërhyjë me amendamente. Burime të televizionit Alsat nga LSDM-ja në rrethana jo zyrtare pranojnë se partnerët parazgjedhor të LSDM-së dhe vetë socialdemokratët kundërshtojnë versionin. Madje sot Lidhja Demokratike i kërkoi Kovaçevskit ta tërheqë propozimin.

    “Mos u mundoni zoti Kovaçevski të parashtroni amendamente mbi propozim-Ligjin të cilin e propozim Qeveria me të cilën udhëhiqni ju. Amendamente do të ketë me mijëra dhe të jeni i sigurt se ligji nuk do të kalon”, thonë nga Lidhja Demokratike.

    Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski vlerëson se paralajmërimi i Kovaçevskit për amendamente është postfestum pasi i njëjti ka mundur ta ndalon draftin në mbledhje të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja është e vendosur në bllokadën ndaj ligjit.

    “Ligji akoma nuk ka arritur në Kuvend, flasim për amendamente të cilat mund të vijnë Qeveria. Po çfarë kanë bërë ata në Qeveri kur është shqyrtuar ky propozim? Prej kohësh ka skaduar kjo Qeveri dhe vlerësoj se sa më shpejt që ikin, aq më mirë do të jetë për qytetarët e Maqedonisë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Nëse tërheqja e propozimligjit nga ana e Qeverisë apo bllokimi me amendamente për ndryshime thelbësore në draft rrezikon koalicionin, për këtë Aleanca për Shqiptarët sot nuk kishte një qëndrim. Nga ky subjekt sot nuk njoftuan edhe nëse çështja e amendamenteve të paralajmëruara është biseduar mes liderësh. Për shkak të vizitës jashtë vendit, ministri Lloga tha se propozimin do ta dërgon në Kuvend javën që vjen, ndërsa përjashtoi mundësinë që për shkak të bllokadës, i njëjti që propozohet me flamurin e BE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shumë familje zgjidhjen e shohin jashtë RMV, shkak kriza ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Radoiçiq: Vrasja e policit ishte aksidentale, nisëm një luftë mes dy palëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë