LSDM-ja dënon krahasimin e BE-së dhe Ursula Von der Leyenit, me nazistët dhe regjimin nazist

    “LSDM-ja  dënon krahasimin e Bashkimit Europian dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, me nazistët dhe regjimin nazist, të bërë nga foltorja parlamentare nga VMRO-DPMNE.

    Është skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Hristijan Mickoskit të fyejn drejtpërdrejt miqtë tanë në Bashkimin Evropian dhe dëmtojnë reputacionin e shtetit.

    VMRO-DPMNE-ja përveç që ka punuar kundër interesave të Maqedonisë dhe qytetarëve, ka qëndruar edhe kundër gjithë Bashkimit Evropian.

    Mickoski dhe VMRO-DPMNE të kërkojnë falje për këtë sjellje skandaloze, të heqin dorë nga destruktiviteti, veprimet antievropiane dhe manipulimi i opinionit me gënjeshtra dhe të pavërteta”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    DITA E TRETË | Kuvendi do të diskutojë për përmbajtjen e kornizës së propozimit francez

    Lajmi i rradhës

    Nënat dhe gratë e ushtarëve rusë kërkojnë kthimin e tyre nga Ukraina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë