LSDM kandidon Jovica Radeskin për kryetar të Komunës së Bërvenicës

    Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka shpallur Jovica Radeskin kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, përcjell Nistori.

    Sipas njoftimit të partisë, Radeski vjen nga sektori privat dhe gjatë karrierës së tij ka punuar si veteriner, ndërsa aktualisht është edhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Bërvenicës.

    Nga LSDM thonë se përmes angazhimit të tij profesional dhe politik, Radeski ka qenë vazhdimisht në kontakt me banorët e komunës dhe është njohur nga afër me problemet dhe nevojat e tyre.

    Si këshilltar aktual dhe bartës i listës së këshilltarëve të LSDM-së, partia vlerëson se ai ka përvojë të drejtpërdrejtë me çështjet dhe sfidat me të cilat përballen vendbanimet e Komunës së Bërvenicës.

    LSDM njofton se kandidati i saj do të garojë me një program që, sipas partisë, përmban zgjidhje konkrete dhe synon përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e komunës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?

    Lajmi i rradhës

    Ligji i ri godet zejtarët në RMV: mbi 3 mijë mbeten pa sigurim shëndetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë