LSDM-ja kërkon nga Qeveria që të publikojë listën e të gjithë anëtarëve të delegacionit që kanë udhëtuar me shpenzime të shtetit, në mënyrë që siç thonë ata të konfirmojnë apo demantojnë këtë informacion, përcjell Nistori.
Në këtë reagimin të LSDM-së, përgjigjje nuk ka nga kryeministri, por nga partia e tij VMRO-DPMNE, nga ku thonë se djali i Mickoskit nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar privatisht nga familja e kryeministrit.
Një foto nga vizita e kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington, në të cilën shihet se me të është edhe djali i madh, sot është temë e korrespondencës partiake.
LSDM i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski të thotë nëse djalin e tij e ka sjellë në ShBA me shpenzime shtetërore.
LSDM përmes një komunikate i bën thirrje Mickoskit që të japë mendimin e tij për gjithë situatën.
“Universiteti “Johns Hopkins” në profilin zyrtar të “X” ka publikuar fotografi nga vizita e Mickoskit nga ShBA, ku sipas raportimeve të mediave është edhe djali i tij i madh. Mickoski duhet urgjentisht të informojë opinionin nëse e ka marrë djalin e tij në ShBA me shpenzimet e shtetit dhe të prononcohet për gjithë situatën. Mickoski, i cili nga universiteti tha se ligji dhe sundimi i ligjit janë prioritet për të, padyshim vendosi që kjo të vlejë për të gjithë përveç tij”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
“Deklarata e Mickoskit nuk do të mjaftojë. Qeveria ka shpallur hapje dhe transparencë, tani është shansi për ta treguar këtë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e LSDM-së.
Reagimi i parë për këtë foto ka ardhur nga ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale, Slavjanka Petrovska, e cila në një postim në profilin e saj në Facebook ka shkruar se qeveria ka pasur skandalin e parë në udhëtimin e saj të parë.
“Udhëtimi i parë qeveritar, skandali i parë!” Ndihmësi i të atit, tashmë kryeministër, e mori djalin me delegacionin në ShBA! Ky fëmijë i vogël në foto nuk është nxënësi më i mirë në Maqedoni. Ai nuk është as me bursë shtetërore. Ai nuk është pjesëmarrës në asnjë konkurs apo thirrje publike për studentë, andaj si shpërblim duhet të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga kryeministri Mickoski. Pyes veten se kush është? Djali i Hristian Mickoskit”, shkruan në Facebook deputetja e LSDM, Sllavjanka Petrovska. /Nistori/