Të rinjtë në RMV kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira

    Komuna Dibër ka një emigrim të fuqishëm. Një kohë të gjatë kjo komunë ballafaqohet me emigrimin masiv i cili edhe viteve të fundit s’ka të ndalur. Emigrimi por edhe mentaliteti i ri i gjeneratës së re, drejtpërdrejt ndikojnë në ndryshimin e tregut. Përveç emigrimit të rinjtë të cilët edhe më tej janë në vendlindje nuk pranojnë çdo punë, prandaj kjo ka rritur edhe papunësinë. Dukuria në fjalë ka shqetësuar dukshëm pronarët e bizneseve të cilët tanimë në kontinuitet kërkojnë punëtorë.

    Pjesa më e madhe e gjeneratës së re nga qyteti i Dibrës dhe nga fshatrat ka emigruar kryesisht në shtetet të Evropës, por edhe në Amerikë. Por, edhe më tej ka të rinj të cilët janë të papunë në vendlindje por që nuk pranojnë të punojnë çdo lloj pune por edhe nuk pranojnë pagat të cilat u ofrohen nga punëdhënësit. Kjo situatë me të drejt ka shqetësuar biznesmenët, por të rinjtë të papunë nuk lëshojnë pe. Shoqatat joqeveritare në Dibër potencojnë se të rinjtë pretendojnë që punëdhënësi t’ju jap detyra kuptimplota, pra ka në nevojë që të ndjejnë se po kontribuojnë në diçka, në një proces të rëndësishëm por jo një punë të rëndomtë. Sidomos ata që kanë përfunduar fakultete kërkojnë të punojnë në vendet që u takojnë, meqë pikërisht aty si ekspert mund të kontribuojnë më shumë. Artan. T. ka përfunduar shkollimin superior dhe thotë se nuk preferon të punojë çdo lloj pune.

    “Jam ekspert në sferën e menaxhmentit dhe dua që të jap kontributin tim këtë sferë. Këtë mendim do ta kem gjithmonë dhe në bisedat që kam patur me disa punëdhënës i kam siguruar se si menaxher mund të ndihmoj kompaninë. Poashtu kurrë nuk do të kisha ra dakord se si menaxher të marr 300-400 euro në muaj”, thotë Artani.

    Shoku i tij Besimi, është një ekonomist që ka përfunduar studimet para tre viteve. Ai thotë se pagat e ulëta që ofrojnë punëdhënësit janë shkaktare që ai ende nuk ka gjetur një punë në Dibër.

    “Prandaj ka gjasa që të marr rrugën e të rinjve dibran të cilët tanimë kanë emigruar. Nuk ka logjikë të punojë çdo lloj pune për pak para”, thotë ai.

    Në lidhje me këtë problem ku të rinjtë nuk pranojnë çdo lloj pune dhe nuk punojnë pak para, kërkuam prononcim edhe nga disa pronar të bizneseve në Dibër. Ata thonë se është e vërtet që në tregun dibran biznesmenët kanë probleme me gjetjen e punëtorëve.

    Sipas tyre, mungojnë punëtorë pothuajse në të gjithë sferat e biznesit. Kërkesa për punësime ka në hoteleri, mobilieri, rrjetin tregtar, por edhe në butiqe, dhe objekte shërbyese. Kërkesat e të rinjve janë objektiv, thonë pronarët e bizneseve por shtojnë se në një Dibër të përgjysmuar me banorë, ku popullata në numër më të madh jeton me ndihmë sociale ka pak punë. Përfitimet janë minimale dhe si të tilla nuk na mundësojnë që të ofrojmë paga më të larta.

    Në Odën lokale të zejtarëve në Dibër potencojnë se fuqia ekonomike është në rënie prandaj edhe ofrohen paga shumë të ulëta për ata që kërkojnë. Burimi i njëjtë potencon se të rinjtë sidomos ata me shkollim superior kanë të drejtë të përzgjedhin punën, por në Dibër nuk funksionojnë shumë biznese dhe institucione të cilët kërkojnë juristë, ekonomistë, inxhinierë të diplomuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    FRONTI PËRBALLË LIDHJES | Cili kamp e ka njëmend Europën?

    Lajmi i rradhës

    Ekonomia e “allëshvereshëve”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë