“Znam”, partia më e re në RMV

    Ish-funksionari i lartë i LSDM-së, tash kryetar i pavarur i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbrëmë në Shkup ka promovuar partinë e re “Znam”.

    Në fakt, mbrëmë u nënshkrua nisma për formimin e partisë nga përfaqësuesit e 10 shoqatave civile. Me atë akt e mbështetën lëvizjen që të shndërrohej në subjekt politik.

    Para nënshkrimit në podium doli shkrimtari Venko Andonovski, pasuar nga profesoresha Katerina Todorovska.

    Dimitrievski duke bërë thirrje për aleancë me popullin në fjalën e tij tha se Maqedonia nuk duhet të jetë shtet privat në pronësi të individëve. Ashtu si të gjithë themeluesit e mëparshëm të partive të reja dhe liderët aktualë dhe të mëparshëm të subjekteve politike, edhe ai tha se do të avokojë për departamentizimin e gjyqësorit, policisë, prokurorisë dhe të gjitha institucioneve.

    Lajmi Paraprak

    BE kërkon bashkëpunimin e Serbisë për zbradhjen e sulemeve

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë 10 vendet më të vizituara në botë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë