LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetar të ri, Kovaçevski nuk do të garojë

    Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së / Fotografia: Nistori

    Bordi ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme ka marrë vendim që më 30 qershor 2024 (e diel) të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë për kryetar të partisë, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.

    “Sipas afateve në Statutin e partisë, do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin aktiv”, thuhet në njoftimin nga partia.

    Njëkohësisht, thuhet se në seancën që do të mbahet të enjten, më 30 maj 2024, Bordi Qendror i LSDM-së duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zbatimin e procedurës në nivel demokratik nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

    Para seancës, i pyetur nëse do të kandidojë për një mandat të ri si kryetar i partisë, Kovaçevski u përgjigj se nuk do të kandidojë.

    Lajmi Paraprak

    Për një vit, harxhimet për jetesë janë rritur për 200 euro

    Lajmi i rradhës

    Siljanovska-Davkova: nuk shoh se e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë