Dimitar Kovaçevski, u zgjodh kryetar i ri i partisë LSDM, shkraun Nistori. Kovaçevski vjen në karrigen e të parit të LSDM-së, pas dorëheqjes së paralajmëruar të Zoran Zaevit. Kandidatura e Kovaçevskit u përkrahë nga 37 mijë votues.
Dorëheqja e Zoran Zaevit nga posti drejtues mobilizoi një numër të madh kandidatësh për këtë post. Nga katër të regjistruar, kushtet statutore i plotësuan tre – Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Programet e tyre ishin konkurruese, por me synime dhe mesazhe të përbashkëta, si uniteti dhe përgjegjësia.
Në historinë e LSDM-së, kryetari me mandatin më të gjatë ishte Branko Cërvenkovski, ndërsa në një periudhë më të shkurtër partia u drejtua nga Vllado Buçkovski dhe Radmilla Shekerinska. Zoran Zaev u zgjodh kryetar i LSDM-së në qershor të vitit 2013, ndërsa u rizgjodh në maj të vitit 2017. Mandatin e tretë presidencial në LSDM e filloi në mars të këtij viti, pasi u zgjodh në zgjedhjet e para direkte brendapartiake, në të cilat ishte kandidati i vetëm. Mandatin e tij të fundit e ka filluar në vitin kur LSDM-ja shënoi jubileun tre dekadash të themelimit të partisë.
Pas zgjedhjeve, ai paralajmëroi “ofensivë pranverore për një kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe vendit”, por pas dështimit të partisë në zgjedhjet lokale, ai paralajmëroi dorëheqjen e tij si kryeministër, por edhe si lider partie. /Nistori/