LSDM nuk e sheh problem koalicionin parazgjedhor me BDI-në

    Pas 18 viteve Maqedonia për herë të parë do të shkojë në zgjedhje të rregullta parlamentare. Më 28 janar në karrigen e kryeministrit do të ulet për herë të parë një shqiptar, kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi. Postin e kryeparlamentarit do ta marrë Jovan Mitrevski, koordinator aktual i grupit parlamentar nga LSDM.

    Nuk ka rëndësi se kush do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por çfarë vlerash dhe parimesh do të paraqesim në zgjedhje, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë drejtori i ZZhIT dhe anëtar i LSDM-së Jovan Despotovski për avantazhin e partisë më të madhe opozitare në sondazhet e opinionit publik.

    “Rezultatet janë, ndër të tjerash, pasojë, shifrat, nëse flasim për sondazhet, tregojnë se partia kryesore opozitare ka përparësi, të themi te votuesit, flas si parti politike, por janë pasojë e vendimeve të vështira që janë marrë në 5-6 vitet e fundit në interes të shtetit dhe sigurisht që janë rezultat i lëshimeve, gabimeve që kemi bërë ne si parti, si parti në pushtet.”- deklaroi Jovan Despotovski, LSDM.

    Ai nuk e përjashton mundësinë edhe për koalicioni parazgjedhor me BDI-në.

    “LSDM tashmë e bëri hapin e koalicionit parazgjedhor me parti etnike shqiptare në shtet, kjo ishte në zgjedhjet paraprake. Pra, ne e bëmë hapin kryesor. Kështu që kjo pyetje tashmë nuk është për t’u frikësuar. Nëse arrijmë prapë sukses që të merremi vesh për parimet, vlerat, njerëzit dhe projektet, atëherë nuk mendoj se është pengesë që kjo gjë të ndodhë edhe një herë.”- Jovan Despotovski, LSDM.

    Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë duke thënë “do të çohet shërbëtori Kovaçevski që të ulet pronari nga BDI”.

    “BDI është inkriminuar plotësisht në 6 vitet e fundit. BDI i dëboi edhe maqedonasit edhe shqiptarët nga Maqedonia. Kovaçevskin, i cili nuk ka legjitimitet, do ta zëvendësojë Talat Xhaferi, i cili njëjtë si ai nuk ka legjitimitet. LSD dhe BDI e shndërruan karrigen e kryeministrit në kolltukë për larje hesapesh, shteti është peng i pazareve partiake.”- thanë nga VMRO-DPMNE.

    8 maji është data kur Maqedonia e Veriut do të votojë në zgjedhjet parlamentare dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Paraprakisht, më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Zgjedhjet e këtij viti do të jenë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së shtetit, ndërsa presidenti do të zgjidhet për të shtatën herë, duke përfshirë edhe presidentin e parë nga dy mandatet e Kiro Gligorovit, i cili u dha në bazë të zgjedhjes nga Kuvendi në përputhje me vendimet e atëhershme kushtetuese.

    Lajmi Paraprak

    Efektet e luftës – Psikologët këshillojnë për kujdes nga imazhet online

    Lajmi i rradhës

    41 për qind e grave shqiptare kanë përjetuar formë dhune në internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë