LSDM: Rreziku real i rrugës europiane janë “E Majta” dhe Apasievi

    Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “E Majta”, e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, paraqet kërcënim real dhe rrezik real për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

    Nga LSDM thonë se “E Majta” është e vendosur qartë kundër synimeve strategjike të shtetit, anti-NATO dhe anti-BE.

    “Dhe rrezik edhe më i madh është që “E Majta” po e merr peng Hristijan Mickoski, si njeri pa qëndrim, vizion dhe vendosmëri. Zjarrvënës politik Apasiev, me peng Mickoskin, dëshiron ta sjellë vendin në buzë të humnerës”.

    “LSDM dhe forcat demokratike nuk do të lejojnë të braktiset rruga drejt së ardhmes evropiane për shkak të zjarrvënësve të papërgjegjshëm si Apasiev dhe Mickoski. Shteti do të vazhdojë në rrugën e integrimit deri në anëtarësimin e plotë në BE, sepse kjo është garancia për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Hapa përpara drejt heqjes së dënimit me vdekje

    Lajmi i rradhës

    Nga 1 dhjetori, buka, qumështi dhe produktet e mishit do të shiten më lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë