JETESË ME KREDI!

    Situata e rënduar ekonomike shkakton telashe në funksionimin e bizneseve por edhe të familjeve. Rritja drastike e çmimeve nuk jep mundësi për zhvillim të sektorit ekonomik në komunë por njëkohësisht detyron bizneset në Dibër dhe rajon që rrugëdaljen ta gjejnë në kreditet bankare. Poashtu shumë telashe të familjeve, anëtarët i zgjedhin nëpërmjet marrjes të kredive për ndërtim, shkollim, ceremoni familjare etj. Përfaqësuesit të bizneseve në Dibër thonë se të mbijetosh në një situatë të këtillë pa kredite nuk mundesh.

    Tani kur janë vështirësuar dukshëm problemet financiare, rrugëdalja shihet drejt bankave. Kohëve të fundit të dhënat të disa filialeve të bankave në Dibër thonë se është rritur numri i kredive që ata ndajnë për bizneset dhe familjet.

    Në bisedën që patëm me disa punëdhënës në Dibër të cilët merren me investime në sferën e ndërtimtarisë, u informuam se kanë marr kredi me qëllim që të tejkalojnë problemet me pagesën e materialeve. Pa kredi sot nuk mund të punohet, thonë ata dhe shtojnë se efektet nga marrja e kredive kanë qenë pozitive për kompanitë tyre. Kjo nuk ndodh vetëm me një apo dy investitor. Por, kjo ndodh pothuajse me të gjithë investitorët në sferën e ndërtimit, na thonë biznesmenët dibran të cilët donin të mbeten anonim.

    “Investime pa kredi nuk ka”, shtojnë ata. Por, kur jemi tek sektori i biznesit të potencojmë se ka një rritje të bizneseve edhe tek pronarët e rrjetit tregtar.

    “Kesh para janë shumë të nevojshme për rrjetin tregtar. Prandaj kemi marr kredi në kontinuitet”, thotë një pronar i një rrjeti të njohur tregtar në Dibër. Shpesh herë kredi kompanitë marrin edhe për dhënien e pagave të punëtorëve meqë kanë vonesa në shitjen e banesave, me shitjen e artikujve nëpër supermarketet etj. Në Dibër dhe rajon sipas burimeve të disa bankave, kredi kanë filluar të marrin edhe mini bizneset, gjë që më parë nuk ka qenë prezent.

    Rritje të kredive ka edhe tek familjet. Kryefamiljarët sipas burimeve të njëjta përcaktohen për kreditë të konsumatorëve edhe atë për ndërtim, sanime të ndryshime, mobilim, blerjen e automjeteve por edhe për shkollim të fëmijëve. Pjesa më e madhe e familjeve në komunën e Dibrës ka kredite të llojeve të ndryshme. A.D, është një kryerfamiljar nga Dibra i cili jeton vitet e 50-ta.

    “Për herë të dytë marr kredi për sigurimin të një mobilimi të ri të enterierit të brendshëm. Më parë kamë patur një kredi të cilën e kam shlyer e që ka qenë i lidhur me blerjen e një automjeti. Duke marrë parasysh se të dy me bashkëshorten jemi në punë, me probleme por jo të mëdha kam paguar kreditin në kohë. Edhe tani besoj se edhe këtë kredi do ta paguaj edhe para kohe”, thotë dibrani i cili shton se pjesa dërmuese e bashkëqytetarëve të tij ka kredite.

    Por, si biznesmenët ashtu edhe qytetarët ankohen në kamatat e larta. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    LSDM beson në përmbysje, VMRO i frikësohet bojkotit!

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski pagoi çmimin e pakënaqësisë ndaj LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë