LSM-ja e filloi grevën e përgjithshme, vendosi ulëse para Kuvendit të Maqedonisë

    Karrige të vendosura nga LSM para Kuvendit të RMV-së

    Anëtarët e Lëvizjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot nisën grevën e përgjithshme duke kërkuar rritje lineare të pagave të punonjësve në sektorin publik për 2.806 denarë dhe kthimin e së drejtës për regres për pushim vjetorë nga viti 2023.

    LSM paraditen e sotme vendosi 120 ulëse para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke rikujtuar deputetët që të pranojnë amendamentin e tyre në rebalancin e buxhetit për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ulëset ata kanë vendosur para Kuvendit.

    “Siç njoftuam, sot e gjithë Maqedonia është në grevë në sektorin publik, ndërsa LSM kërkon përkrahje nga të zgjedhurit e popullit për amendamentin e dorëzuar 2.806 denarë për të gjithë punëtorët menjëherë dhe tani ose më mirë thënë nga 1 korriku, sepse e dimë se ato para na janë të nevojshme për këtë që po na ndodhë – inflacioni i dyfishtë, goditja e çmimeve, kriza e paralajmëruar energjetike, paralajmërimi i rritjes së energjisë për 10 për qind. E inkurajoj punëtorin të luftojë për të drejtat e tij, të luftojë për ekzistencën e tij që neve na duhet në këtë moment”, deklaroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

    Lajmi Paraprak

    Kur një fëmijë mbush dy vjeç, çfarë duhet ditur për zhvillimin e tij!

    Lajmi i rradhës

    BUJAR DUGOLLI DHE ARDIAN KASTRATI SHPALLEN PLAGJIATORË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë