LSM kërkon takim me Qeverinë, nuk e përjashton mundësinë për grevë

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon takim urgjent me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe ministrat e financave dhe të punës dhe politikës sociale për kërkesën për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

    LSM-ja ka reaguar këtë fundjavë se buxheti suplementar nuk parashikon mjete për këtë qëllim, siç ishte premtuar gjatë negociatave për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.

    “Sipas rebalancit të prezantuar të Buxhetit nga Ministri i Financave dhe analizës së LSM-së, nuk kemi parë se ka paraparë mjete për rritje lineare – solidariteti të pagave në vlerë neto prej 2.806 denarë, siç kërkohet nga LSM në marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe gjatë negociatave që i zhvilluam me ekipin e ministrave, u siguruam se me rebalancin e buxhetit do të kemi rritje lineare”, tha në deklaratë për MIA, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

    Nëse kjo nuk ndodh me buxhetin suplementar, sindikata njofton se nga shtatori do të kërkojë rritje të pagave për 18.4 për qind, duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit për pagën minimale, i cili parashikon harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale.

    LSM nuk e përjashton mundësinë e grevës së përgjithshme, nëse premtimi nuk realizohet.

    Lajmi Paraprak

    Para festës, shumë institucione nën dry!

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria Petkov duhet të jetë e qartë rreth çështjes për Maqedoninë e Veriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë