LSM: Nëpërmjet digjitalizimit, shërbimet sindikale do të jenë më të qasshme

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në 15 muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e aktiviteteve të cilat i zbaton Konfederata ndërkombëtare e sindikatave – ETUC në temë “Sindikatat për rimëkëmbje të drejtë: Përforcimi i rolit të sindikatave në lehtësimin e ndikimit të krizës me Kovid-19”.“LSM angazhohet në procesin e digjitalizimit të mos ulen dhe shkelen të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat sociale të punëtorëve, ndërsa do të punojmë për të siguruar efikasitet më të madh dhe do të sigurojmë. LSM do të punojë së bashku me ekipin profesional për zhvillimin dhe përmirësimin e mjetit softuerik LSM – të drejtat e mia të punëtorit dhe kush do të bëjë zgjidhje konceptuale softuerike për lidhje të të gjitha shërbimeve të reja dhe ekzistuese digjitale që i ofron LSM-ja, ndërsa do të punojmë në mjete të reja moderne elektronike përmes të cilave punëtorët e rinj do të marrin më shumë njohuri për të drejtat e tyre në marrëdhënien e punës”, informojnë nga LSM-ja.

    Potencojnë se shërbimet sindikale do të jenë më të qasshme, si përmes mënyrave tradicionale të komunikimit, ashtu edhe përmes digjitalizimit të shërbimeve përmes vendosjes së zgjidhjeve revolucionare për sigurim më të shpejtë dhe më efikas të mbrojtjes ligjore e cila u është më se e nevojshme punëtorëve.Aktiviteti është mbështetur nga Konfederata evropiane e sindikatave – ETUC dhe Bashkimi Europian.

    Lajmi Paraprak

    KRIZA ENERGJETIKE – Biznesmenët paralajmërojnë protesta masive

    Lajmi i rradhës

    Tejkalim të shpejtësisë, mosdhënie të përparësisë këmbësorëve – janë gjobat që janë shqiptuar në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë