LSM nesër bllokon rrugët, nga ora 7 – 10:00 regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Për shkak të protestës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), nesër nga ora 7 deri në ora 10 do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth bulevardit “Aleksandri i Madh” me rrugën “16. Brigada e Maqedonisë“në Shkup, shkruan 360 shkallë.

    Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë qarkullimi në rrugët e mësipërme dhe qarkullimi do të ridrejtohet në rrugët përreth.

    Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta.

    Pas protestave para Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, LSM njoftoi se nesër nga ora 7 deri në 10 fillon bllokimin e rrugëve.

    Greva e përgjithshme në rajonet e komunave Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi, të cilat u goditën nga stuhia sot pasdite, është ndërprerë, për shkak të nevojës për vendosjen e të gjitha kapaciteteve në dispozicion për të përballuar pasojat e fatkeqësisë natyrore.

    LSM shkoi në grevë të përgjithshme pas dështimit të negociatave të fundit me Qeverinë për kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave në sektorin publik për 2806 denarë dhe kthim të së drejtës në rekurs për pushim vjetor.

    Lajmi Paraprak

    Sa ka ndikuar shtrenjtimi i jetës në xhepin e tetovarëve?!

    Lajmi i rradhës

    Sali: Po bëj maksimumin që përkatësia partiake të mos reflektohet në bashkëpunimin profesional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë