Luiza Duraki, shqiptarja nga Shkupi që synon të bëhet deputete në parlamentin e Brukselit

    Luiza Duraki është shqiptarja nga Shkupi e cila është kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Belgjikë. Në zgjedhjet e 9 qershorit, Duraki do të kandidojë për deputete në Parlamentin e Brukselit.

    E ftuar në Pastel në TV21, Duraki tha se është e angazhuar në luftën për të siguruar të drejta më të mëdha sociale, posaçërisht edhe për emigrantët, pasi sipas saj, Partia Socialiste çdo herë ka mirëpritur edhe shqiptarët.

    “Pas krizës së Kovidit, Kovidi ka pasur impakt në të gjithë botën, por edhe në Belgjikë normal dhe vërtet tash gjithçka është ngritur, është bërë jeta e shtrenjte, e di që këta, punëtorët, të gjithë kërkojnë rritje të rrogave. Çdo gjë është bërë e shtrenjte, edhe blerja e bukës, gjithçka, çdo banor e dëshiron rritjen e rrogave dhe besoj që rritja e rrogave është një aspekt që duhet të përmirësohet”, tha mes tjerash Duraki në Pastel.

    Ndryshe, Duraki me profesion është juriste, ndërsa ka punuar në institucione të rëndësishme belge, siç është Gjykata e Tregtisë dhe Pallati i Drejtësisë në Bruksel.

    Lajmi Paraprak

    Skenar rus në zgjedhje apo akuza boshe!

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria e Strugës dorëzon aktakuzë kundër Ramiz Merkos, e dyta brenda 20 ditëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë