Luma: As regjisorëve më të famshëm nuk do t’iu shkonte ndërmend skenari me Kastriot Rexhepin

    Analisti Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, tha se ajo që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk do t’u shkonte ndërmend as regjisorëve më të mirë të Hollyvoodit. Ai tha se ajo që ndodhi në Kuvend, nuk ndodhi rastësisht, por ishte mirë e inskenuar duke përfunduar në një tragjikomedi.



    Sipas Lumës kishte një paqartësi fillimisht nga Alternativa, duke bërë të ditur se dikush nga kjo parti nuk dinte se kishte deponuar firmën për mazhorancën e re, pastaj del në skenë një deputet i kindapuar.

    Luma vlerëson se ligjitimiteti i një qeveri fitohet dhe humbet në zgjedhjet parlamentare dhe jo në ato vendore siç ndodhi në Maqedoni. Pushtet lokale humbet dhe fitohet në ato zgjedhje dhe të mos ngatërrohen njëra me tjetrën. Luma e vlerëson si të nxituar veprimin e qeverisë për të dhënë dorëheqjen.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri dhe stabilitet

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Qeveria e humbësit Zaev, është e delegjitimuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë