VMRO-DPMNE: Qeveria e humbësit Zaev, është e delegjitimuar

    Pasi dje nuk u arrit të bëhet koorumi, dhe të krijohet një shumicë e re në vend, ka reaguar sërish sot partia lidere e opozitës, VMRO-DPMNE, të cilët përmes një komunikate për media e kanë quajtur qeverinë e Zaevit, “Qeveria e humbësit Zaev, është e delegjitimuar”.

    VMRO-DPMNE, përmes kësaj komunikate, kanë thënë se Qeveria nuk ka treguar se ka shumicë, dhe se kjo qeveri është e vetmja që nuk ka pasur deputetë për të mbrojtur.

    “U dasht të rrëmbenin një deputet vetëm që qeveria të mbijetonte, Zaev është më i keqi për Maqedoninë. Humbësi Zaev ka vetëm 59 deputetë plus një deputet të rrëmbyer. Dje iu desh të rrëmbente një deputet për të vazhduar vjedhjen. Një deputet u mbajt peng gjatë gjithë ditës, por në fund nuk u paraqit në kuvend, por u lirua në video pas gjithë frikës për sigurinë e tij. Dje Zaev vrau demokracinë në vend. Me metoda jodemokratike të qeverisjes do të zhytemi në listat e institucioneve përkatëse ndërkombëtare si Transparency apo në listat e revistave si The Economist. Vendi nuk duhet të mbahet peng i interesave të një klike të ngushtë njerëzish”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Luma: As regjisorëve më të famshëm nuk do t’iu shkonte ndërmend skenari me Kastriot Rexhepin

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Dje shpërtheu flluska gënjeshtër e Mickoskit të dëshpëruar nga disfata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë