Luna Parku i ri i pandërtuar në Shkup do të presë edhe shumë

    Shkupi gati pesë vite nuk ka Luna Park. Qyteti tani ka shpallur tender për projektin themelor për parkun zbavitës. Do të jetë gati në korrik kurse për në gusht paralajmërohet se do të shpallet edhe tender për emërimin e kompanisë që do ta ndërtojë. Për parkun planifikohen rreth 12 milionë euro. Vonimin e ndërtimit kryetari Shilegov e arsyeton me pandeminë, por edhe para kësaj parku ishte i mbyllur.

    “Vitin e kaluar duhej të kishim filluar ndërtimin e parkut zbavitës, e dini që u shty për shkak të pandemisë, tani nuk mund t’i harrojmë aq lehtë tronditjet shëndetësore në botë … Ajo që banorët e Shkupit duhet ta dinë – edhe ju media duhet ta dini, se ky lloj instalimi në formën e parqeve zbavitëse ende nuk funksionon për shkak të pandemisë botërore.”

    Administrata e ish kryetarit Koce Trajanovski në vitin 2017 filloi ta ndërtojë luna parkun e ri që duhej të kushtojë 6.5 milionë denarë. Trajanovski në atë kohë paralajmëroi park prej 25 mijë metrave katrorë, pa prekur hapësirat e gjelbra të parkut të qytetit. Por, pasi në vendin kryetarë i Shkupit erdhi Petre Shilegovi, ai i ndërpreu të gjitha punët me arsyetimin se do të ndërtohet park më i madh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ç’të hani për darkë kur jeni me dietë? 5 ushqime që nuk ndikojnë në peshën tuaj

    Lajmi i rradhës

    Fauci thirrje Kinës: Publiko të dhënat e shkencëtarëve që u sëmurën në laboratorin e Wuhanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë