Ç’të hani për darkë kur jeni me dietë? 5 ushqime që nuk ndikojnë në peshën tuaj

    Vera sapo ka nisur dhe çështja e peshës është më e diskutuar se kurrë në këtë sezon. Të gjithë duam të kujdesemi për linjat, në mënyrë që të dukemi sa më në formë në plazh, por nuk keni pse sakrifikoni vaktet tuaja për këtë gjë. Thjesht kujdesuni që t’i përzgjidhni ushqimet dhe sidomos ato që do të konsumoni në darkë, shkruan revista Class.

    Më poshtë keni një listë me ushqimet që mund t’i hani në mbrëmje, pa frikën se do të ndikojnë në peshën tuaj.

    Djathi

    Djathi do të kënaqë receptorët tuaj të shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin ta tresë atë.

    Kosi

    Kosi grek është perfekt për t’u konsumuar në darkë, pasi nuk përmban shumë yndyrna, por ka shumë proteina. Studimet kanë treguar se proteinat ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.

    Biskota me drithëra

    Biskotat me drithëra janë të lehta dhe përmbajnë karbohidrate të mjaftueshme për t’ju bërë të ndiheni të ngopur.

    Vezët

    Një vezë e zier do ju ngopë deri në mëngjes dhe nuk do të ndikojë aspak në perimetrin e belit tuaj.

    Perimet

    Një sallatë perimesh është shumë e mirë, pasi furnizon trupin me lëndë ushqyese pa shkaktuar probleme me shëndetin

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e Apelit liron nga burgu i Shutkës Dragi Rashkovskin dhe e dërgon në burg shtëpiak

    Lajmi i rradhës

    Luna Parku i ri i pandërtuar në Shkup do të presë edhe shumë

    Lajme tjera

    Të qenit rehat me veten, leksioni që na dha pandemia e Covid-19

    Barbara Stefanelli Ndërprerja e jetës normale për shkak të pandemisë e ndryshoi botën, sidomos njerëzit sëbrendshmi. Kjo pasi pandemia i boshatisi rrugët. Dhe si në qytetet e mëdha, ashtu edhe qytezat e vogla, ne të gjithë e pamë befas veten të mbyllur në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë