LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora

    Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit.

    Sipas rezultateve përfundimtare nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind, duke grumbulluar 13,899 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind, përkatësisht 762 vota. Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota.

    Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për qind të votave në total.

    Sipas rezultateve të përgjithshme:

    Lëvizja Vetëvendosje – 50.00% (447,179 vota)
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.76% (185,689 vota)
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.44% (120,182 vota)
    AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.57% (49,856 vota)
    Lista Serbe (Srpska Lista) – 4.70% (42,015 vota)
    Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1.66% (14,858 vota) /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Bota reagon ndaj sulmeve të ShBA-së në Venezuelë

    Lajmi i rradhës

    VMRO dhe VLEN akoma nuk kanë ndarë kulaçin në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë