M-NAV: është shmangur përplasja e dy avionëve në qiellin e Shkupit

    Pas njoftimeve për evitimin e incidentit me përplasjen e dy avionëve në qiellin e Shkup që ka ndodhur më 7 shtator, ofruesi i shërbimit të navigimit M-NAV njofton se në afatin e caktuar është dorëzuar raport dhe se është hapur hetim për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe arsyet. M-NAV thekson se ngjarje të tilla, si kudo në Evropë, raportohen dhe përpunohen gjithmonë me kohë nga të gjitha departamentet përkatëse.

    “Më datë 7 shtator në ora 18:30 është dorëzuar raport për një incident sigurie brenda afatit të caktuar nga përmbaruesit që kanë punuar në sektorin e prekur. Sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara, raportimi është regjistruar nga departamenti IMS (Integrated Management Systems) dhe është dorëzuar në Agjencinë e Aviacionit Civil. Gjithashtu, sipas procedurave të vlefshme, nga ana e departamentit të IMSs-së është hapur hetim për përcaktimin e situatës reale dhe shkaqeve të ngjarjes. Dëshirojmë të theksojmë se ngjarje të tilla, si kudo në Evropë, gjithmonë raportohen dhe procedohen me shpejtësi nga të gjitha departamentet, shërbimet dhe institucionet përkatëse, në përputhje me procedurat ligjore ekzistuese”, thuhet në njoftimin e M-NAV.

    Paraprakisht, Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) ka konfirmuar se janë duke vepruar në një ngjarje të raportuar nga M-NAV.

    “Ofruesi i shërbimit të navigimit M-NAV ka raportuar në mënyrë të rregullt ngjarjen dhe AAC do të veprojë për të”, kanë thënë për MIA nga AAC.

    Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve Flytradar 24, siç raporton SDK.mk, aeroplanët e Turkish Airlines dhe Sanexpress për pak u përplasën në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 7 shtator në orën 18:32.

    Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sanexpred” nga Dalaman i Turqisë për në Londër, Gatwick. Tridhjetë sekonda para se të ndaheshin, avionët ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 këmbësh. Para se të ndaheshin, një avion ishte ngjitur në 36,325 këmbë dhe tjetri kishte zbritur në 35,475.

    Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2 mijë këmbë në distancë vertikale ndërmjet avionëve.

    Lajmi Paraprak

    Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    “Branitellat”, Gashi s’do ta thirr seancën e Komisionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë