“TVSh-ja ime”, nga 1 janari 2023 do të mund të skenoni deri në 2.100 denarë

    Qytetarët të cilët përdorin aplikacionin “TVSh-ja ime” që kthen një pjesë të TVSH-së, nga 1.800 denarë për tre muaj, do të mund të skaenojnë deri në 2.100 denarë.

    Qeveria në mbledhjen e sotme e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjesë të TVSh-së së vlerës së shtuar te personat fizik, i propozuar nga Ministria e Finanacave.

    Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t’i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik.

    Buxheti për ministrinë e ambientit për vitin 2023 arrin në 177 milionë denarë. Ministri i këtij resori Naser Nuredini bëri të ditur se fokusi i kësaj ministrie për vitin e ardhshëm do të jenë zhvillimet e projekteve për ujësjellës dhe kanalizime, me qëllim që të ketë ujë të pastër për pije dhe trajtimin e ujërave të zeza.

    “Programi për ujërat është rritur nga 90 milionë në 105 milionë denarë. Kjo do të thotë se ne i përkrahim komunat tona për zhvillimin e projekteve për ujësjellës, kanalizim dhe përmirësimin e standardit të jetës.”, – deklaroi Ministri i ambientit, Naser Nuredini.

    Shkupi vazhdon të jetë në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë. Rritje e grimcave PM10 është vënë re pothuajse në të gjitha stacionet matëse në kryeqytet. Ministri Nuredini thotë se problemi me ndotjen e ajrit në vend është i vjetër.

    “Të gjithë jemi në dijeni se ne si shtet kemi problem historik me ndotjen. Kjo për fat të keq nënkupton mënyrën se si i ngrohim shtëpitë tona, objektet në vend, por ne për çdo vit investojmë dhe të gjitha masat dëshmojnë se po ulet vit pas viti, pak nga pak, por për fat të keq ende kemi problem me ndotjen,”, – theksoi Ministri i ambientit, Naser Nuredini.

    Njëherit Nuredini theksoi se kjo ministri shfrytëzon mjete edhe për grant komponentin nga BE dhe shtetet tjera, duke potencuar linjën kreditore prej 126 milionë euro për impiantin e Shkupit, apo grant komponentin prej 72 milionë eurosh për atë projekt. Po ashtu është në përfundim e sipër tenderimi për impiantin e Manastirit me grant nga fondet IPA. Ndërsa është nënshkruar marrëveshja edhe për kanalizimin e Kërçovës, si dhe impianti për trajtimin e Ujërave të zeza të Tetovës. Po ashtu me huazime nga BERZh do të realizohet projekti për ndërtimin e deponive rajonale në Rusino, Novac dhe Vasilevë.

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Si shtet kemi problem historik me ndotjen e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Zyberi: Ali Ahmeti ma ofroi postin e Artan Grubit, por e refuzova!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë