“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

    Nëna e të miturit të vrarë, A.M. 15 vjeçar, Selvete Muja ka thënë se djali i saj ende e ka të vendosur lulen në bankën e shkollës.

    Kështu deklaroi ajo gjatë seancës përmes të cilës palët në procedurë kanë paraqitur pretendimet e tyre lidhur me çështjen kur Xhafer dhe Amir Bardhi po akuzohen për vrasjen e babë e bir, B.M dhe A.M.

    “Ma keni marr djalin prej gjinit, prej gjinit ma keni hjek evladin. Fëmijë 14 vjet. Qysh i duket k’tina me ja vra djalin për bukë të gojës. Shko në shkollë ti, sot e ke hala bankën e djalit me lula… Thatë m’ka mbet banka e djalit…”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, në muajin tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Themelore shpalli fajtor me burg të përjetshëm të akuzuarin Xhafer Bardhi, mbi të cilin rëndojnë akuzat për vrasjen e 15 vjeçar dhe babait të tij nga Gradica e Drenasit, ndërsa i akuzuari tjetër, Amir Bardhi (djali i Xhaferit), u lirua nga akuzat në mungesë të provave.

    Pas ankesave që kanë dërguar palët e dëmtuara në Gjykatën e Apelit, sot u mbajt seanca gjyqësore.

    Avokati i të pandehurit, Xhafer Bardhi, Haxhi Millaku gjatë seancës tha se Gjykata Themelore e shpalli pa të drejtë fajtor klientin e tij.

    Ai kërkoi nga Apeli që rasti të kthehet në rigjykim. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    MPJ e RMV: dënojmë ashpër sulmin izraelit në Gaza

    Lajmi i rradhës

    Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë