MPJ e RMV: dënojmë ashpër sulmin izraelit në Gaza

    Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënon ashpër sulmin në Gazë, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare, përcjell Nistori.

       “Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

      Izraeli, në sulmet ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori vrau të paktën 30.035 palestinezë, përfshirë 12.230 fëmijë e 8.860 gra, ndërsa plagosi 70.457 të tjerë.

        Lajmi Paraprak

        Po prisnin ndihma humanitare, Izraeli sulmoi palestinezët dhe vrau mbi 100 persona (Video)

        Lajmi i rradhës

        “Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë