Magleshov: Pse asnjë gjykatës nuk i dënoi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor?

    Petkovska: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet, anëtarët të japin dorëheqje

    Ivana Petkovska nga “Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë” në “360 Gradë” në Alsat, derisa komentoi zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor, me theks të posaçëm zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, tha se këshilli në fjalë nuk ka legjitimitet dhe se anëtarët e këtij trupi gjyqësor duhet të japin dorëheqje, përcjell Nistori.

    “Ne qëndrojmë në qëndrimin se momentalisht kjo ëprbërje e Këshillit Gjyqësor është jo-legjitmi dhe nuk kanë legjitimitet që ta mbrojnë pavarësin e gjyqësorit dhe ta udhëheqin këtë trup gjyqësor. Kështu që koalicioni por edhe mbi 20 organizata tjera qytetare që janë pjesë e platformës për luftë kundër korrupsionit dhe grupi për reforma në gjyqësor, të gjithë jemi në të njëjtin qëndrim, që të gjithë anëtarët të japin dorëheqje kolektive”, deklaroi Ivana Petkovska, “Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë”. 

    Magleshov pyet: Pse asnjë gjykatës nuk i dënoi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor?

    Gazetari i BIRN Vasko Magleshov, deklaroi se është i habitur nga fakti se asnjë gjykatës nuk doli të dënoj publikisht zhvillimet dhe shkeljet që u bënë në Këshillin Gjyqësor. Sipas tij gjykatësit sikur nuk e njohin pushtetin e tyre që të jenë të pavarur dhe vetë të vendosin.

    “Si është e mundur pas gjithë kësaj që ndodhi, që të mos del një gjykatës në opinion dhe të dënoj zhvillimet në Këshillin Gjyqësorë. Bëhet fjalë për trupin amë të tyre që duhet të kujdeset për punën e tyre, ata nuk e njohin si të tillë, këtë e pamë nga anketa e OSBE-së, por pavarësisht kësaj, t’ju përkujtoj se para disa muajve në Serbinë fqinje kishte një ngjarje ku praktikisht dy prokuroreve iu morën lëndët nga duart, kishte protesta për këtë, prokurorë publik dolën në protesta. Flasim për një Serbi, nuk shkojmë më larg. Do të thotë kolegë të atyre prokurorëve që iu morën lëndët u paraqitën në emisione kontaktuese dhe jepnin mbështetje kolegeve të tyre. Kjo tek ne është e paimagjinueshme, ashtu që më duket se as gjykatësit nuk janë mjaftueshëm të zëshëm, gjegjësisht janë të zëshëm nëpër korridore apo në komunikime mes vete, por jo mjaftueshëm të zëshëm publikisht, apo nuk e njohin fuqinë e tyre që të jenë të pavarur dhe të vendosin”, deklaroi Vasko Magleshov, gazetar, BIRN. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    DIBRA E BETONIZUAR!

    Lajmi i rradhës

    Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit – çfarë rekomandohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë