DIBRA E BETONIZUAR!

    Viteve të fundit në Dibër vazhdon një dinamikë të përshpejtuar e ngritjes së objekteve shumëkatëshe. Deri sa para një dekade në Dibër ndërtohej horizontalisht, tani ndërtimet janë vertikalisht. Qytetarët reagojnë në betonizimin e qytetit i cili nga dekada në dekadë është duke humbur karakteristikat e njohura dibrane. Mëhallët e njohura të Dibrës tani mund të thuhet se më nuk ekzistojnë meqë ndërtesat shumëkatëshe ndërtohen edhe në mëhallët tipike dibrane. Por, investitorët potencojnë se ata ndërtojnë me leje të sektorit për urbanizëm të pushtetit vendor.

    Betonizimi i qytetit të Dibrës drejtpërdrejt është i lidhur me interesin të madh të investitorëve për të ndërtuar banesa kolektive. Qëndron fakti se viteve të fundit ka një interes shumë të madh për të blerë banesa në ndërtesat kolektive por jo edhe shtëpi individuale. Interesi i theksuar vije nga mërgimtarët dibran të cilët janë të shumtë si në shtete të Unionit Evropian ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një pjesë e arkitektëve në Dibër potencojnë se ndërtimi i banesave kolektive është dashur të vazhdojë të ndërtohet në lagjet e reja ku kanë qenë ndërtuar edhe banesat fillestare në Dibër, e ato janë lagjet “Venec 1” dhe “Venec 2”. Tani kur ndërtesat ndërtohen në qendër të qytetit por edhe në disa lagje me shtëpi individuale dibrane, ndjehet betonizimi i qytetit. Burimet e njëjta potencojnë se ndoshta vitet në të cilët jetojmë duam apo nuk duam, me shtimin e popullatës rritet numri për banesa. Por, ata potencojnë se nuk është dashur të bëhen ndërtime shumëkatëshe në disa pjesë qendrore të qytetit. Tani kjo situatë jo vetëm që ka ndodhur, por vazhdon të realizohet me një dinamikë të përforcuar.

    Në sektorin për urbanizëm pran komunës Dibër viteve të fundit thonë se të gjithë planet urbanistike janë në rregull. Lejet për ndërtim jepen pas marrjes së dritës jeshile nga ana e këshillit të komunës dhe kryetarit. Të gjithë ndërtimet shumëkatëshe sipas këtij sektori janë në përputhje me ligjin. Dibra pa marrë parasysh migrimit masiv, ndërtohet në mënyrë moderne prandaj edhe shpeshherë përmendet edhe fjala “betonizim”. Biseduam edhe me disa investitorë të cilët aktualisht janë duke ndërtuar ndërtesa dhe banesa kolektive. Sipas tyre ata respektojnë planet dhe janë të kënaqur nga përfitimet të shitjes të banesave dhe sipërfaqeve afariste. Disa nga shoqatat qytetare që veprojnë në Dibër në lidhje me reagimet e dibranëve për ndërprerjen të betonizimit të qytetit potencojnë se ndërtimet nuk ka logjikë të ndalen, por shtojnë se duhet të respektohen lartësitë të objekteve që ndërtohen në përputhje me normat urbanistike që duhet të respektohen.

    Por, deri tani nuk ka aktivitete për parandalimin e ndërtesave të larta përveç sugjerimeve. Në një situatë të këtillë Dibra nga dita në ditë betonizohet dhe deri tani në qytetin të vogël të Dibrës janë ndërtuar mbi 60 ndërtesa me banesa kolektive. Numri i ndërtimit të shtëpive individuale që janë ndërtuar ose janë në fazë të ndërtimit është minimale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RRITJE, PAK APO ASPAK! Shtrenjtimi i energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Magleshov: Pse asnjë gjykatës nuk i dënoi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë