Mangova: Interesi për Rusinë dhe Kinën në RMV po rritet

    Ilina Mangova

    Opinioni në Maqedoni është gjithnjë e më i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën dhe Rusinë, megjithëse më lart në listë është besimi në BE dhe SHBA, tha Ilina Mangova, zëvendësdrejtore e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), në emisionin “200” në Alsat.

    Siç shton ajo, mbështetja për anëtarësimin në BE me 84% dhe 80% është për anëtarësimin në NATO.

    “Ajo që kemi parë në një vit e gjysmë të fundit është se ka një rritje të preferencës për marrëdhënie të forta edhe me Kinën. Është rritur në një vit e gjysmë të fundit me 11 për qind dhe një rritje prej 6 për qind në preferencën për Rusinë”, tha Mangova, duke vënë në dukje se sondazhi është kryer para fillimit të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

    Sipas saj, qytetarët i kanë njohur përfitimet ekonomike nga ekzistenca e një nisme të tillë dhe presin vazhdimësi në këtë mbështetje.

    “Qytetarët duhet të shohin se cilat janë përfitimet e Ballkanit të Hapur”. Nëse është e qartë dhe vazhdon të jetë e qartë, atëherë pres që kjo mbështetje të mbetet e ngjashme, pavarësisht se vendosja e njërit anëtar në Ballkanin e hapur mund të jetë ndryshe nga vendosja e dy të tjerëve, Maqedonisë dhe Shqipërisë”, tha ajo. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të mbijetosh në kohë lufte

    Lajmi i rradhës

    ASh: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet nga kompania ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë