ASh: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet nga kompania ruse

    Sipas Aleancës për Shqiptarët, ministri i MPJ-së Bujar Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është financuesi kryesor i Rusisë, pasi ministria që udhëheq ai furnizohet me karburant nga kompania ruse në RMV, njofton Nistori.

    “Ka disa ditë që zyrtarët e BDI-së shpifin kundër opozitës shqiptare, ndërsa sot Bujar Osmani arriti kulmin duke akuzuar edhe qytetarët për mbështetje të Rusisë. Ai tha se blerja e karburantëve nga kompanitë ruse është ndihmë e drejtëpërdrejtë ndaj Rusisë.

    Me këto fjalë Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është financuesi kryesor i Rusisë. Nga të dhënat zyrtare nga servisi për publikimin e shpenzimeve Ministria e Punëve të Jashtme rrezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në vendin tonë. Madje disa nga furnizimet janë bërë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt”, deklarojnë nga ASh.

    Përveç MPJ-së, sipas ASh, nga e njëjta kompani janë furnizuar edhe pjesa më e madhe e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Kliko linkun për të parë raportin e transaksionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mangova: Interesi për Rusinë dhe Kinën në RMV po rritet

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Sela do të ketë mbështetjen time nëse kandidon për kryetar të ASh-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë