Mangova: Shqiptarët nuk e mësojnë maqedonishten, ata kështu vetizolohen nga pjesëmarrja në proceset shtetërore

    Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën amëtare, nuk mësojnë gjuhën maqedonase dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

    “Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mungon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vetizolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI-t për Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    IEP: Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Shtetet e Bashkuara me presionin ndaj Bullgarisë, kërkojnë të heqë veton kundër RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë